web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E arratisur prej muajsh/ Fjolla Morina i jep fund beqarisë

6 Mars 2021, 10:11, Lifestyle CNA

Këngëtarja Fjolla Morinë që nga muaji Janar është arratisur nga banesa  në Kukës ku qëndronte nën arrest. Gjatë kësaj kohe ajo ka qenë shumë e komentuar në media për historinë e saj të dashurisë me Fisnik Sylën.

Pak ditë më parë Gjykata e Kukësit vendosi masën arrest me burg për këngëtaren, por ajo ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar.

Së fundi Prive ka zbuluar se Fjolla i ka dhënë fund beqarisë ditën e Shën Valentinit. Madje ka veshur edhe fustanin e bardhë të nusërisë.

Por këtë herë ka vendosur të bëjë gjithçka larg syrit mediatik.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar Fjolla u kap në pikën kufitare në Morinë nga policia, ku në makinën e saj u gjetën dy armë dhe fishekë./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga