web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon investimi në nënstacionin elektrik të Karavastasë/ Balluku: Do kërkohet mbështetje tjetër në këtë zonë

23 Shkurt 2021, 12:04, Aktualitet CNA

Ka përfunduar investimi për fuqizimin e kapaciteteve në nënstacionin elektrik të Karavastasë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku sëbashku me zëvendëskryeministrin Erion Braçen kanë inspektuar ndërhyrjet e realizuara. Balluku thotë se nga ky investim 1 mijë banorë të zonës përreth do kenë cilësi më të mirë furnizimi me energji elektrike. Ajo theksoi se do kërkohet mbështetje tjetër në këtë zonë që do të lidhen me linjat e transmetimit të energjisë.

?Do të kërkohet të ketë mbështetje të tjera në këtë zonë që do të lidhen me linjat e transmetimit të energjisë. Këtu ku jemi sot është një investim i OSHE i nisur para disa kohësh dhe rezultatet e para i ka dhënë pas ditëve me shumë shi në të gjithë territorin e Shqipërisë. Investimi ka të bëjë me panelet e kontrollit dhe për të mos lejuar që të mos kemi përmbytjet që i kemi pasur në vitet e mëparshme?, tha Balluku./CNA.al





Lajmet e fundit nga