web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Luli nuk duhet besuar?

16 Shkurt 2021, 16:13, Politikë CNA

Lulzim Basha, kryetari i Republikës së Re, pas tetë viteve dështim në opozitë kërkon me doemos të vijë në pushtet.

Në fakt, edhe gjatë këtyre tetë viteve Luli ka qenë ndër të vetmit që nuk e ka ndjerë opozitarizimin, pasi ai nuk ka humbur asnjë gjë, përkundrazi si rrallë ndodh ai ka shtuar vetëm vilat dhe pasurinë e tij dhe të familjes.

Sot Basha doli me një video mesazh, ku shprehej se ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, duke u zotuar se ai do t?i përmbush të gjitha angazhimet e tij, duke theksuar se nëse nuk ndodh një gjë e tillë nuk do të kërkojë më një mandat të dytë.

Por sa i besueshëm është Basha?

Gati tre vite më parë, Luli dogji mandatet parlamentare bashkë me deputetët e tjerë të PD-LSI dhe për muaj me radhë bënte thirrje për protesta, ku mblidhte me qindra qytetarë të zhgënjyer nga kjo qeveri për rrëzimin e Edi Ramës.

Luli mendonte se qeveria binte me një xhiro rreth godinës së Kryeministrisë dhe me një fjalim që mbante te selia e PD ku pas çdo proteste thoshte se qeveria ra. Luli ëndërronte se Rama nuk rrëzohet me revolucion, por duke kënduar himnin e flamurit.

Ai gjithashtu garantoi demokratët se me rrëzimin e qeverisë vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, por kjo ishte vetëm në ëndrrat e tij. Luli i la në baltë qytetarët dhe demokratët ka tetë vjet që nuk i sjell në qeveri.

Por pas kësaj ?fitoreje imagjinare?, Basha iu dha siguri demokratët se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk do të mbaheshin, pasi Luli dhe armata e tij nuk do i lejonte. E çfarë ndodhi pas 30 qershorit? Zgjedhjet vendore jo vetëm që u mbajtën, por asnjë nga aktorët e PD nuk bëri tentatiovë për t’i ndaluar, duke i dorëzuar kështu Ramës dhe Rilindjes të gjitha bashkitë e vendit.

Pas gjithë këtyre dështimeve dhe mashtrimeve, a ka mbetur më njeri që e beson Lulin dhe armatën e tij? Luli thotë se nëse nuk përmbush angazhimet nuk do të kërkojë një mandat të dytë. Por ai nuk ka përmbushur asnjë angazhim të një partie opozitare, atëherë pse vazhdon të qëndrojë në krye të PD?

A mos është ky një mashtrim i radhës apo një fjali sa për tu kamufluar para demokratëve? Që Luli është paterica e Ramës kjo nuk ka asnjë diskutim, sepse po të mos ishte ai kryetar i PD Rilindja do i kishte ditët më të shkurtra.

Tentativat e Lulit dhe PR që del nga zyrat e propagandës nuk kanë më asnjë efekt.

Edhe kjo lëvizje e fundit, ku del në një video nga zyra e tij, ku në sfond ka një raft plot me libra, për të treguar se sa i zgjuar dhe i përgatitur është ai, është thjesht dhe vetëm një dështim i radhës. Këto janë vetëm disa nga faktet që tregojnë për dështimin dhe mashtrimet e Bashës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga