web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon numërimi i votave në Kosovë/ Fitore historike e Vetëvendosjes

16 Shkurt 2021, 07:50, Kosova & Bota CNA

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar bindshëm zgjedhjet e14 shkurtit.

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që merr këtë rezultat të lartë. Pas kësaj partie, vendin e dytë e zë PDK, me 17,41%. Pas PDK?së radhitet LDK-ja me 13,08%. AAK ka marrë 7,43%, kurse Nisma Socialdemokrate 2,60%.

Pas humbjes së thellë që ka pësuar, Isa Mustafa dje ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë. Pas dorëheqjes së Mustafës, tashmë edhe kryesia e LDK në bllok ka paraqitur dorëheqjen. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë./CNA.al





Lajmet e fundit nga