web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U konfliktua me fqinjin/ Arrestohet një person që qëlloi me armë

12 Shkurt 2021, 16:49, Kronika CNA

Një konflikt mes 2 banorëve në fshatin Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre i cili qëlloi me armë drejt fqinjit të tij.

Policia njofton se Behar Elezi është konfliktuar me fqinjin e tij me iniciale R.S. për motive të dobëta. Më pas, Behari është larguar, ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka shkuar sërish në banesën e fqinjit.

Ai ka qëlluar me breshëri duke dëmtuar mjetin e fqinjit të tij dhe një makinë të një personi tjetër që ishte në lëvizje. Sipas policisë, Elezi është një person me precedent të mëparshëm penal.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë të lënduar. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Elezi ka tentuar të arratisej, por është ndaluar nga efektivët e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh. Behar Elezi u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Kukësit për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Reagimi në kohë i Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.
Kapet dhe neutralizohet në kohë rekord autori, i cili qëlloi me armë zjarri.
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një shtetas që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.

Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al





Lajmet e fundit nga