web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rasti i Krujës, tregues i funksionimit të reformës në drejtësi”/ Vishaj rekomandon rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK

12 Shkurt 2021, 12:19, Aktualitet CNA

Avokati Saimir Visha tha se krijimi i SPAK është një ndër arritjet më të mëdha të reformës në drejtësi.

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, sipas tij janë një tregues se kjo reformë po funksionon.

Avokati Visha pohoi për Euronews Albania se Kuvendi Shqipërisë duhet të marrë një vendim që puna dhe ngarkesa e SPAK-ut të ulet.

?Pra, kemi një SPAK që nga njëra anë kërkojmë të merret me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, nga ana tjetër e sfumuam duke i hedhur vepra penale të cilat mund të gjykohen në Gjykatë të një rrethi gjyqësor?, u shpreh Visha.

Ai rekomandoi që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet urgjentisht të propozojë rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK-ut.

Sa i takon rastit të Krujës, Visha tregoi se është rezultat i punës së gjithë organeve ligjzbatuese ndërkohë që theksoi se shumë shpejt prokurorët e SPAK të cili deri më tani kanë hetuar kolegët e tyre, do të veprojë dhe mbi politikanët apo drejtuesit e institucioneve.

Avokati vendosi të mos japë një gjykim tijin mbi rastin e mjekut i cili akuzohet për korrupsion pasiv pasi sipas tij puna e një mjeku duhet ndarë nga ?marrja e një rryshfeti? apo ?pranimi i një dhurate?.

?Mjekun duhet të kemi kujdes mos ta ngatërrojmë me subjektet e një vepre penale?, tha Visha./CNA.al





Lajmet e fundit nga