web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lëri këto tani”/ Rama batuta me Tërmet Peçin në rrugën e Salarisë: Ti je i fitoreve, jo i reklamimit

5 Shkurt 2021, 13:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi kanë inspektuar rrugën e re turistike të Salarisë.

Teksa inspektonin rrugës, Rama thotë me ironi për Peçin se ka shumë që thonë që s?janë bërë rrugë fshati, ndërkohë që kryebashkiaku i rikthehet duke thëë ??Këto ça janë???.

Nga ana tjetër Rama e sqaron duke thënë se Tërmet Peçi është i fitoreve, por duhet të bëjë edhe publicitet për punët që bëhen.

Biseda Rama-Peçi:

Edi Rama: Ore shiko se ka shumë që thonë s?keni bërë rrugë fshati

Tërmet Peçi: Këto ça janë

Edi Rama: Po mirë mo lëri këto tani. Ti bën fitore publicitare, po nuk bën kështu publicitet për punët. Je i fitoreve, nuk je i asaj reklamimit të stërvitjes së përditshme.

Edi Rama: Do e mësojnë mirë në 3-4 vitet e ardhshme që Tepelena nga një xhep fallco, që të gjithë i kalonin anash, dhe askush s?ndalonte aty përveç atyre që iknin masivisht ose atyre që ktheheshin për ndonjë moment në vendin e të kaluarës së tyre.

Ndërsa tani një aset kombëtar, Kalaja që ishte mbuluar nga ferrat e pisllëku. Sot është kthyer në epiqendrën e një harte turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora e Himara. Ishte kthyer në mallkim ata që banonin këtu se s?kishin asgjë./CNA.al





Lajmet e fundit nga