web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot

29 Janar 2021, 07:07, Sociale CNA

Dita e sotme do të rikthejë përsëri reshjet në vend.

Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të fitojnë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën). Dita e diel do të rikthje përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).

Në lartësin mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e borës. Kjo paqëndrueshmeri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave ./CNA.al





Lajmet e fundit nga