web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira në gjithë vendin/ Parashikimi i motit për sot

22 Janar 2021, 07:05, Sociale CNA

Ditën e sotme  pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin, edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era do të jetë intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 10°C
zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
zonat bregdetare 7°C deri në 16°C





Lajmet e fundit nga