web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi rikthehet te fitorja, ja deklarata e Rrahman Hallaçit

20 Janar 2021, 15:04, Sport CNA

Kukësi i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative, teksa ditën e sotme u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Apoloninë. Pas ndeshjes, për ?Gol pas Goli?, trajneri i verilindorëve, Rrahm,an Hallaci u shpreh se skuadrës i kishte thënë të merrnin të paktën edhe një barazim, pasi do të ishte i rëndësishëm për të bërë kthesën.

?Ishte mëse normale që të kishte vuajtje. Ishte një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët donin maksimumin. Ne ishim nga disa rezultatet negativë dhe ishim në presion. Unë i kisha thënë lojtarëve që do ishte e rëndësishme dhe një pikë sot, për të bërë kthesën. Bëmë një ndeshje shumë të mirë. E qarkulluam topin mirë dhe bëmë presion. Jo se nuk kishim besim te kthesa, por zgjati pak. Ne jemi një skuadër e ndërtuar për vendet e para. Nuk jemi ende aty ku duhet, jemi akoma në krizë.

Ne kemi folur vazhdimisht, që kur jemi në sulm, duhet të kthehemi në mbrojtje dhe këtë duhet at bëjmë të gjithë bashkë. Kemi pasur pak probleme te faza e tranzicionit. Ne kemi ndoshta formacionin pa alternativa. Skuadra i kupton gjërat drejt. Ne jemi të drejt për drejtë. Unë i them lojtarëve që të bëjnë diçka dhe ata do e bëjnë. Peposhi, ka bërë një ndeshe pozitive dhe shpresoj që të gjithë lojtarë e skuadrës së 21-vjkeçarëve të jenë kështu.

Zërat për largim- Nuk me vjen mirë kur dëgjoj lajme të mirë. Ata që shkruajnë duhet të flasin me drejtuesit. Nuk më dobësojnë, pasi unë jam mësuar me presion. Nuk është e mirë diçka e tillë, mund të flasin me klubin.

Kotobelli bëri një ndeshje shumë të mirë, jam i lumtur me ndeshjen që ai bëri. E kaloi provën me sukses.?, tha Hallaçi.





Lajmet e fundit nga