web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukësi luan ndaj Vllaznisë, merr vendimin për Limaj

14 Janar 2021, 09:27, Sport CNA

Kukësi do të luajë një ndeshje jetike të premten në stadiumin ?Elbasan Arena? kundër Vllaznisë në orën 18:00.

Tri humbjet radhazi në kampionat kanë zhytur në krizë skuadrën e Hallaçit, prandaj dhe fitorja ndaj kryesuesve bëhet si detyrim në këtë moment delikat për verilindorët. Është pikërisht kjo përballja kur Kukësi ka më shumë nevojë për Vesel Limajn.

Për këtë arsye klubi është tërhequr, duke e rikthyer ish-kapitenin në ekipin e parë dhe lënë pas përplasjet për rinovimin e kontratës.

Prej afro një javësh Limaj është stërvitur me U-21 si masë e marrë nga drejtuesit. ?Limaj do të jetë i grumbulluar për ndeshjen ndaj Vllaznisë?, ka konfirmuar dje trajneri Hallaçi. Ndërkohë, mungesë e sigurt për shkak kartonësh është Besir Demiri.





Lajmet e fundit nga