web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I zhvati një qytetareje 270 mijë euro/ Arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

14 Janar 2021, 13:22, Kronika CNA

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar në Tiranë pasi i ka zhvatur një shumë prej 270 mijë eurosh një qytetareje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 ndërsa qytetari me iniciale A.A., ia ka marrë paratë gruas me anë të mashtrimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.”, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga