web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditi me sende të forta një person/ Arresatohet 27 vjeçari në Tiranë, dy të tjerë shpallen në kërkim

10 Janar 2021, 08:27, Kronika CNA

Policia e Shtetit ka arrestuar një 27 vjeçar me iniciale A.L pasi në bashkëpunim me disa të tjerë kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale S.Ll, i cili si pasojë ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë edhe katër shtetas të tjerë, të cilët po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

?Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme?, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga