LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

9 Janar 2021, 11:56, Politikë CNA

Ndodh edhe kështu. Politika të jep mundësinë që edhe pse shofer i kthyer në biznesmen, të kesh një mandat deputeti.

Nuk ka rëndësi e merr vetë apo punon t?ia japësh dikujt tjetër, rëndësi ka mandati dhe kush e merr atë dhe si e përdor.

Në Korçë, LSI ka gjetur zgjidhjen e duhur. Mandatin do ja japë Berti Qerosit, një shofer i talentuar, që tani po punon fort për partinë e hajdutëve dhe batakçinjve të Monës.

LSI është ndryshe, nuk është si konsullata kur qëmoti shiteshin viza, sepse tani ska më viza, diku do gjendet zgjidhja, shit çtë mundësh, dje viza, nesër vende punë.

Forca vizionare e Monikës ka vendosur që mandatin e Korçës t?ia japë Berti Qerosit, personalitetit të shquar, intelektualit me vlera i cili ka derdhur djersë për partinë që në ditët e para të themelimit, fiks ditën kur vunë kandidat në Korçë Endrit Brahimllarin, gjoja nipin e Berti Qerosit.

Në foton e mësipërme është “çuni i Monës” në ambientet e lokalit të Berti Qerosit i cili shërben si shtab elektoral për LSI, aty po emërohen drejtorë, mësues, shpërndahen vende pune çdo gjë gati. Vetëm pritet pushteti me lugë në dorë. Berti zakonisht mban garuzhde.

E si mund të ndodhte ndryshe me LSI, dje mandatin e merrte një analfabet që shitej si intelektual, sot e merr një intelektual i vërtetë si Berti Qerosi, se Endriti sdo ketë kohë të merret me Korçën, i duhej me çdo kusht një besnik dhe mjeshtër, siç është Qerosi ynë.

Ky është informacioni i parë që vjen nga Korça, por ditët në vijim do kemi plot për Qerosat, kaçurelsat dhe qyfyret që vijnë nga banda e palaçove të LSI në Korçë.

Rëndësi ka që tashmë është gjithçka e qartë, në Korçë duhet të votojnë ti japin një mandate Berti Qerosit, të tjerat në ditët në vijim./CNA.al

Lajmet e fundit nga