web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta dekreton pesë ligjet e miratura në Kuvend

8 Janar 2021, 10:26, Politikë CNA

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t?u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Konkretisht, Presidenti Meta, ka dekretuar me shpallje:

– Ligjin nr. 146/2020 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar?;

– Ligjin nr. 147/2020 ?Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ?Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar?;

– Ligjin nr. 148/2020 ?Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,?Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë??;

– Ligjin nr. 149/2020 ?Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?;

– Ligjin nr. 150/2020 ?Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ?Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve??.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve./CNA.al





Lajmet e fundit nga