web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Harta-Kjo është marka më e famshme në botë/ Ja kë preferojnë shqiptarët

8 Janar 2021, 12:57, Lifestyle CNA

Një hartë interesante e botës e ripunuar zbulon markat e modës që janë më të popullarizuara në të gjithë globin ku sipas saj,  Louis Vuitton është më i preferuari.

Në hartë tregohet se sa e kërkuar është secila markë në botë pë një vit. Marka franceze Louis Vuitton është e para në 47 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë, ndërsa Gucci është i dyti, duke dalë i pari në 13 vende, përfshirë Italinë . Chanel është e treta dhe është marka më e kërkuar në 12 vende, përfshirë Pakistanin dhe Tajlandën .

1-Louis Vuitton ? 47 vende

2-Gucci ? 13 vende

3-Chanel ? 12 vende

4-Calvin Klein ? 11 vende

5-Rolex – 9 vende

6-Traineri ? 4 vende

7-Tony Burch ? 3 vende

8-Loewe ? 2 dhe Valentino ? 2 dhe gjithashtu Fendi ? 2 vende

Harta është hartuar nga faqja e këshillave financiare money.co.uk , ku tregohet se në sa vende ësht% e pëlqyer secila markë.

Sipas faqes Louis Vuitton është parë si marka më e suksesshme  dhe më e preferuar nga të pasurit dhe të famshmit për dekada.

Sipas të dhënave në hartë shqiptarët preferojnë më shumë LouisVuitton/ CNA.al





Lajmet e fundit nga