web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq dhe reshje të dendura shiu/ Përmbytje në Fushë Krujë dhe Vlorë

7 Janar 2021, 09:24, Aktualitet CNA

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të disa tokave bujqësore në zonën e Fushë Krujës.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa dhjetra hektarë tokë bujqësore. Po ashtu, përmbytje janë shkaktuar edhe në fshatin Murriqan, ku disa banesa janë të rrethuara nga uji.

Probleme janë konstatuar mëngjesin e sotëm edhe në qytetin e Vlorës. Rruga e portit është përmbytur si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës./CNA.al





Lajmet e fundit nga