web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksinimi në ''Air Albania''/ Ekipet e vaksinimit do të vendosen në impiantin e kryeqytetit

4 Janar 2021, 11:07, Aktualitet CNA

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të kthehet në një qendër vaksinimi për COVID-19. Ky është vendimi që është marrë nga qeveria shqiptare sipas asaj që njoftoi kryeministri Edi Rama në fundin e vitit të shkuar.

Pritet që brenda këtij muaji vaksina të mbërrijë në vendin tonë dhe menjëherë të nisin procedurat për shpërndarjen e saj fillimisht tek mjekët dhe personat më të rrezikuar e më pas tek pjesa tjetër e popullatës.

Në një deklaratë për mediat në ditën e parë të vitit 2021 kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe ky nuk është fundi i përpjekjeve për të siguruar gjithë dozat e nevojshme.

Kreu i qeverisë tha s vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por e këshillueshme për të ndryshuar situatën e pandemisë në favor të popullsisë.

Ai tregoi se është dakordësuar me akt normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer dhe do të paguhet menjëherë për vaksinat./CNA.al





Lajmet e fundit nga