web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashuria, financat dhe karriera/ Shenjat më me fat të 2021

31 Dhjetor 2020, 17:00, Horoskopi CNA

Ndërsa 2020 ka qenë viti i keqkuptimeve që çuan në konflikte, një vit që solli konfuzion dhe sëmundje, ky vit i ri do të sjellë fat dhe qetësi. Kështu, viti i ri ka shenja të mbara për të gjithë, por ka edhe shenjat e tij të preferuara të zodiakut. Shenjat më me fat të zodiakut në 2021 janë 4 : Dashi, Luani, Virgjëresha dhe Bricjapi.

Mendon për martesë që nga fillimi i verës dhe deri në gusht, njerëzit e Dashit kanë shanse të takojnë një partner romantik, të përshtatshëm për një marrëdhënie afatgjatë. Çiftet do të mendojnë ta bëjnë zyrtare marrëdhënien e tyre. Nga ana profesionale dhe financiare, muajt e suksesshëm ju presin, prandaj vepro me më shumë guxim kur mendon se ke një ide të mirë.

Kjo është një periudhë e shkëlqyer që Luani të përparojë në karrierë i favorizuar nga Jupiteri. Të paktën deri në korrik,  Luanët beqarë kanë shanse të takojnë dashurinë e jetës së tyre. Luani i martuar ose ata që tashmë janë përfshirë në një marrëdhënie do të fillojnë të mendojnë të bëhen prindër. Nga ana profesionale, është e rëndësishme të vini në praktikë idenë e fillimit të një biznesi ri.

Virgjëresha

Virgjëresha duhet ta vendosë profesionin në radhë të pare. Në dashuri, fati do të fillojë të buzëqeshë me Virgjëreshat, veçanërisht nga gushti.  Më saktësisht, partnerët do të fillojnë planet që ata nuk mendonin se mund ti realizonin. Për sa i përket profesionit, Virgjëreshat do të korrin frytet e punës së tyre nga muajt e verës vetëm në dimër.

Bricjapi

Bricjapët do të shijojnë një verë të qetë në dashuri, në rast se ata tashmë janë një marrëdhënie. Sidoqoftë, marrëdhëniet e dashurisë që fillojnë gjatë muajve të verës do të jenë të trazuara, pa shumë shanse për t’i bërë ballë kohës.Megjithëse vera na bën të mendojmë për pushime, për Bricjapët, këto muaj janë të favorshme për studime dhe fushën profesionale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga