web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi mbi forcat Renea/ Gjykata lë në burg 45 vjeçarin Josif Kavaja, i shtohen dy akuza të tjera

28 Dhjetor 2020, 16:12, Kronika CNA

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë Arrest me burg për 45 vjeçarin Josif Kavaja.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar dje pasdite nën masa të rrepta sigurie Josif Kavaja ka deklaruar përpara gjykatësit Taulant Tafa se nuk ka probleme me shëndetin mendor por gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht probleme. Pavarësisht pretendimeve të 45-vjeçarit,  Gjykatesi ka vendosur që ai ti nënshtrohet edhe një ekzaminimi psikik.

Prokurori i çështjes Xhelian Saferi ka ngritur  të paktën edhe dy akuza të tjera ndaj Josif Kavajës ate te ?Tentativë vrasjeje të efektivave RENEA? dhe ?Tentativë vrasje të efektivave të policisë së shtetit”./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga