web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Yuri Kim përshëndet betimin e Altin Binajt/ Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese deri në 31 dhjetor është i mundur

22 Dhjetor 2020, 15:27, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese para Presidentit duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e tij. Kim shkruan në tëitter se ky është një zhvillim mjaft pozitive dhe se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti është plotësisht e arritshme, falë dhe bashkëpunimit mes Presidencës, KED dhe Parlamentit.

“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamentit”, shkruan Kim./CNA.al





Lajmet e fundit nga