web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varianti i ri i Covid/ Nga sot Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe

22 Dhjetor 2020, 07:14, Sociale CNA

Duke filluar nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm Shqipëria ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19.
Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.

Ky vendim do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi të situatës së pandemisë. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve të tjera, e kanë të detyrueshme të karantinohen për 14 ditë.

Në Rinas për ditën e sotme ishin parashikuar tre fluturime që vijnë nga Londra: Në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë në 11:25./CNA.al





Lajmet e fundit nga