web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos ‘vraponi’ te suplementet dhe vitaminat!/ 10 këshillat e mjekës si të luftoni Covid

21 Dhjetor 2020, 15:04, Lifestyle CNA

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Mendoni qe jeta eshte e gjate, dhe qe ta gezoni ju duhen njerezit e afert, miqt dhe shoket te jene me ju.

Ndaj asgje nuk ka me shume vlere se nje kujdes pak i shtuar nga ju.

Mos anashkaloni simptomat e nje situate rrufeje, pasi mund te jete dhe Covid! Izolohu 7 dite se nuk eshte fundi botes!

Sigurohu qe e kalove dhe je IgG pozitiv, dhe shko pi nje kafe apo ha nje dreke ne lokal, se dhe ata do punojne!

Perpiqu mos grumbulloheni me shume se 6 veta ne tavoline dhe ideale eshte qe tavolina juaj te kete nje imunitet tufe. Dmth ne 6 veta 4 ta kene kaluar Covidin!

Mbaje masken se te mban dhe ngrohte tani, por mos mendo se zevendeson golfin apo shallin!! Nuk eshte as byzylyk per te dora! Ka vlere kur di ta mbash!!!

Mos vrapo te suplementet dhe vitaminat! Ke agrume, mish, vaj ulliri dhe diell , fale pozicionit qe ka shqiperia!!

Merru pak me femijet, mos i le tek sheshi pallatit te luajne orar pa orar!!

Perdore me mire dhe me shpesh ujin me sapun, do te te ndihmoje ne gjithe mirqenien tende!!

Ska nevoje te me puthesh e perqafosh kur me sheh, mjafton nje pershendetje 6 hapa larg me dore ne zemer! Do te te jem mirnjohese !

Bli ndonje reviste apo roman dhe lexoje, sa lodh syte e veshet me lajme ne TV!

Mos ndiq simptomat dhe trajtimet me google, aty i ke mjeket, asnjehere se kane lene pa zile cel, vec kur i ka rene bateria!!

Mos u streso, se na panikon te gjithve!! Te gjitha gjallesat kane te drejtat e tyre te jetojne dhe te lene pasardhes, ti nuk je pronari i Tokes!! Gjej ekuilibrat, kjo eshte detyra jote!!

 





Lajmet e fundit nga