web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Si mund të ndahet populli në bazë të partisë”/ Mentor Kikia:  Qeveria ia ndërtoi shtëpinë edhe një "kulaku" të PD-së

20 Dhjetor 2020, 16:44, Aktualitet CNA

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 shkaktoi plot 53 viktima dhe shumë të tjerë ngelën të plagosur e pa shtëpi.

Procesi i rindërtimit ka qenë një lloj fushate nga ana e qeverisë, e cila ka përfituar nga rasti për të bërë politikë.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku u dha çelësat e shtëpive disa banorëve që ishin prekur nga tërmeti, ku nuk nguroi të bënte edhe dallimin se kush nga banorët ishte socialist dhe kush demokrat.

Referuar këtij lajmi, i cili u shpërnda me shpejtësi në mediat pranë qeverisë, ka reaguar ashpër gazetari Mentor Kikia.

Përmes një postimi në rjetin social, Kikia shkruan se ky dallim është një tragji-komedi, duke shprehur shqetësimin se si mund të ndahet populli i thjeshtë në bazë të partive politike në vend.

“Qeveria ia ndërtoi shtëpinë edhe një “kulaku” të PD-së!

Këto publikimet me shtëpitë e reja, janë bërë bajat. Por ajo që ?më ngec? më shumë në fyt është kur disa media raportojnë si lajm sensacional, se qeveria ia rindërtoi shtëpinë edhe këtij filanit, që është me Partinë Demokratike.

Çfarë tragji-komedie! Pse, edhe mund të mos ia ndërtonte, meqë është me opozitën ë? Pra, nëse një i pastrehë, që është me PS-në, duhet ti jetë mirënjohës qeverisë që ia rindërtoi shtëpinë, një që është me opozitën duhet ti jetë dyfish mirënjohës, apo jo?

Po çfarë është ky diferencim i shoqërisë në këtë farë feje more, po si është e mundur që ta ndajmë popullin në ?Popullin e PS-së?, ?Popullin e PD-së?, ?Popullin e LSI-së?…

30 vjet pasi, me demek, kemi lënë pas komunizmit, ne vazhdojmë ti konsiderojmë ata që nuk janë me pushtetin si të deklasuar, si kulakë, që duhet ti jenë mirënjohës partisë kur i jep një dorë.

Dhe themi se fajin e kishte komunizmi pastaj.

Por ne nuk jetojmë dot në harmoni qytetare, nuk jetojmë dot në paqe sociale e shoqërore. Pavarësisht se çfarë bindjesh ka dhe me cilën parti është, fqinji për mua është fqinj, që është i mirë ose i keq, jo socialist apo demokrat”, shkruan Mentor Kikia./CNA.al





Lajmet e fundit nga