web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po luante bilardo, djali i mori pistoletën nga çanta/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin

20 Dhjetor 2020, 13:37, Kronika CNA

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme.Efektivi i FSHN me inicilet R. B, mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik.Mësohet se punonjësi i policisë, 39 vjeç, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij.

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.





Lajmet e fundit nga