web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kapën me shishe benzine me vete/ Policia shoqëron dy të mitur në protestën e Shkodrës

19 Dhjetor 2020, 11:11, Kronika CNA

Policia e Shkodrës ka shoqëruar dy të mitur gjatë protestës së sotme, pasi janë shfaqur me shishe benzine me vete.

Sapo janë pikasur nga policia ata janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar. Ndryshe nga java e kaluar, sot dhjetëra forca policie kanë marrë në ruajtje institucionet në Shkodër.

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut, pas vrasjes së Klodjan Rashës nga polici gjatë natës.  Javën e kaluar protesta  nisi paqësore, por në mesditë një grup të rinjsh e të miturish dogjën selinë e PS-së në Shkodër./CNA.al





Lajmet e fundit nga