Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 dhe rritja e shpenzimeve për të neutralizuar efektet e kësaj krize dhe për rindërtimin pas tërmetit e kanë çuar deficitin buxhetor në rreth 73 miliardë lekë për janar-nëntor 2020, ose 590 milionë euro. Kjo është shuma që qeveria është detyruar të marrë borxh në këta 11 muaj për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.
Ky është niveli më i lartë i deficitit buxhetor të raportuar, që nga viti 1993. Më herët, rekordi ishte vendosur në vitin 2009, që përkon me periudhën kur po ndërtohej rruga Durrës-Kukës. I lartë ishte deficiti edhe në 2013-n, periudhë e ndërrimit të pushteteve, që u shoqërua me rënie të të ardhurave buxhetore dhe krijim të detyrimeve të prapambetura.
Për 11 muajt e këtij viti, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 383 miliardë lekë, me një rënie prej 9.1% (-38 mld lekë) në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shpenzimet totale ishin 455 miliardë lekë, me një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e shpenzimeve është ndikuar nga fondi i kontigjencës prej 12 miliardë lekë për paketën sociale anti-Covid-19. (+24 miliardë lekë më shumë).
Në rritje ishin edhe shpenzimet kapitale, që arritën në 83 miliardë lekë, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu futen dhe shpenzimet për tërmetin, që nuk jepen të detajuara në buxhet.
Shpenzimet për personelin kanë rënë me 0.5%. qeveria ka kursyer edhe nga interesat, shpenzimet për të cilat janë tkurrur me 2% me bazë vjetore për periudhën janar-nëntor, teksa normat e interesit janë në nivele minimale. Pavarësisht rritjes së shpenzimeve, ato janë në nivele më të ulëta sesa ishin parashikuar në buxhetin e rishikuar të miratuar në mes të këtij viti. Në raport me planin, janë realizuar vetëm 87% e shpenzimeve, çka ka bërë që edhe deficiti buxhetor të jetë gati 40% më i ulët sesa parashikimi.
Kursimi më i madh është bërë për shpenzimet kapitale, të cilat janë realizuar vetëm 82% të planit të 11 mujorit, ose rreth 13 miliardë lekë më pak.
Shkurtimi i shpenzimeve ka qenë i pashmangshëm, për shkak se të ardhurat në buxhet kanë rënë më tepër sesa parashikimi dhe financat janë detyruar të ulin investimet për të ruajtur parametrat e deficitit. Të ardhurat për 11 mujorin janë tkurrur me 9.1% me bazë vjetore, nga -3% që parashikohej të reduktoheshin në pritshmëritë optimiste të buxhetit të rishikuar në mes të vitit./Monitor
Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë q...
Karantina e dytë, në shumicën e vendeve të BE-së, rrezikon t...
Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PS...
Pas heqjes së masave të karantinës punësimi shihet të jetë p...
Emigrantët kanë sjellë më shumë para në shtëpitë e tyre në t...
Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë kë...
Nevojat buxhetore të Shqipërisë për të financuar funksionet ...
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qev...
Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” n...
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të enjten e kësaj jav...
Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar...
Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë n...
Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po...
Mënyra se si qeveritë tona i shpenzojnë fondet publike në ko...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur m...
Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet sh...
Për individët që duan të marrin kredi, normat e interesit ja...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të ...
Ekspertii Ekonomisë Selami Xhepa komentoi situatën ekonomike...
Sipas Bankës së Shqipërisë sa i përket ecurisë e çmimeve të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...