web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha ngre dyshimet/ Polici mund të jetë konfrontuar fizikisht me Klodjanin, i riu ka dëmtime të mëdha

15 Dhjetor 2020, 20:30, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdaraj në 8 dhjetor.

Gazetari tregoi një tjetër version të vrasjes, atë të përplasjes fizike mes Klodjanit dhe policit.

Ai tregoi në Abc News se Rasha ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës, ndërsa plumbin e ka marrë nga pas.

?Ka dyshime që mund të ketë pasur konfrontim fizik. Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës. Ajo që është fakt është se viktima e ka plumbin nga mbrapa. Distanca është 6 ose 7 metra sepse nuk mund të kesh shënjestër nga një distancë më e madhe

Arma është gjetur në distancë nga vendi i ngjarjes. Vërtetësia do të dalë nga ekspertiza. Më duket e çuditshme që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.Policia jonë e ka traditë që nuk qëllon me armë. Policia jonë është treguar më tepër tolerante se sa ka vepruar ndryshe nga vendet e tjera?, deklaroi Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga