web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi/ Familja Rasha do marrë 8-fishin e pensionit social

14 Dhjetor 2020, 15:46, Aktualitet CNA

Qeveria  i ka lidhur një pension social familjes së Klodian Rahës, i cili u vra në 8 dhjetor nga efektivi i ?Shqiponjave?.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i cili u botua në fletoren zyrtare, familja Rasha do të marrë  8-fishin e pensionit social.

Pensioni social në vendin tonë është 7674 lekë.

?Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Neni 1Pas nenit 5/1/a, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, shtohet neni 5/1/b, me këtë përmbajtje:?Neni 5/1/bTrajtim i veçantë familjar

Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social.Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.?

Neni 2 Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare?, thuhet në vendim./CNA.al





Lajmet e fundit nga