web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I përdorin emrin për të kryer mashtrime në rrjete sociale/ Rudina Magjistari: Habitem si mund të besohen gjëra të tilla

9 Dhjetor 2020, 10:22, Lifestyle CNA

Moderatorja Rudina Magjistari ka reaguar pasi ka parë në rrjetet sociale që disa profile false në Facebook po përdorin emrin e saj për të kryer mashtrime.

Nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale Rudina ka përgënjeshtruar dhe ka bërë të ditur se janë profile false dhe iu është lutur ndjekësve të raportojnë këto profile.

?Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t?ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit?, shkruan Magjistari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga