web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Nuk ka fitues në derbi, Tiranës i mohoet një penallti në fund

4 Dhjetor 2020, 19:03, Sport CNA

Është mbyllur pa fitues derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje pas shumë raste të rrezikshme. Vetëm 3 momente mund të evidentohen në këtë sfidë.

Tentativa e Bardhit me kokë në pjesën e parë si dhe 2 pretendimet e Tiranës për 11-metërsh me anë të sulmuesit Muçi në fundin e ndeshjes dhe Dansos në minutën e 49-të.

FT TIRANA-PARTIZANI 0-0

89? Tirana kërkon penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit pas duelit me Asanin, protestojnë ashpër në stolin bardheblu.

 

Mbyllet pjesa e parë, vetëm 1 rast i rrezikshëm dhe 1 karton i verdhë skuadrat bëjnë shumë pak për ta fituar ndeshjen! 

26? Rast i artë për Partizanin, Bekaj i mohon një gol të sigurt futbollistit Bardhi. Pas një harkimi nga këndi të Kotes, futbollisti i Bardhi, goditi bukur me kokë, në shtyllën e dytë, por u ndal mjaft bukur nga gardiani bardheblu. Vendimtare pritja e Bekajt.

 





Lajmet e fundit nga