web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e pranon/ Për Maqedoninë e Veriut nuk ka pengesa për negociatat, kushti për Gjykatën Kushtetuese i padrejtë

3 Dhjetor 2020, 21:07, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka pranuar që Holanda është bërë pengesë për hapjen e negociatave vetëm me Shqipërinë dhe jo për Maqedoninë e Veriut.

Në ?Politikon?, Rama tha se një pjesë e kushteve janë të padrejta, duke përmendur këtu bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse për këtë ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë ultimatum që të jetë gati në fund të këtij viti.

?Kushti për gjykatën kushtetuese funksinale është i padrejtë. Plotësimi i vendieve është në proces, potr nuk varet nga qeveria ose parlamenti. Ligji i medias është një draft që po diskutohet, nuk është ende një ligj. Pse presidenca gjermane ishte e gartshme deri mbreme. Tek Maqedonia e Veriut Holanda nuk është pengesë, e ka hequr që vjet. Sot që flasim Franca nuk ëhstë kundër?, tha Rama./CNA.al.





Lajmet e fundit nga