web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria greke bllokon sërish shqiptarët/  Zgjatet ndalimi i hyrjes në shtetin fqinj

1 Dhjetor 2020, 13:19, Aktualitet CNA

Zgjatet vendimi i qeverisë greke për kufizimin në pikat kufitare dhe ndalimin e hyrjes në vend për shtetasit e vendeve të treta.

Mësohet se ky vendim do të zgjatet deri në 14 Dhjetor.

Për turistët dhe shtetasit e huaj me dokumente greke apo të BE-së kërkohet që ata të paraqesin në Kakavijë një test negativ Covid-19 të bërë 72 orë para hyrjes, test që do të rivlerësohet nga autoritetet  greke në kufi.

Kakavija do të jetë e hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 23.00.

Ky vendim i ri qeveritar grek përfshin një ndalim të përkohshëm të hyrjes në Greqi të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje./CNA.al.





Lajmet e fundit nga