web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vit nga tërmeti tragjik/ U shuan 51 jetë njerëzish dhe mbetën në “qiell të hapur” mijëra të tjerë

26 Nëntor 2020, 07:09, Sociale CNA

26 nëntori i vitit të shkuar do të mbahet mend si një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit la pasoja tragjike.

Si pasojë e këtij tërmeti u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën në qiell të hapur. Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma. Lëkundjet e forta që vijonin edhe pas 26 nëntorit sollën shumë panik në të gjithë vendin, duke mbajtur qytetarat në aknth.

Pas këtij tërmeti i cili mori jetë dhe shembi një numër të madh banesash, ka pasur një solidarizim botëror nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha për disa ditë me rradhë./CNA.al





Lajmet e fundit nga