web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“O vëlla pse ike, na thave krahët”/ Erion Kristo rrëqeth me fjalët për mjekun që humbi jetën nga Covid

25 Nëntor 2020, 10:44, Sociale CNA

Aktivisti Erion Kristo ka shkruar fjalë prekëse, për mikun e tij, mjekun e njohur Bledi Nini, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid 19.

Kristo shprehet se ky lajm ka lënë të tronditur familjen dhe të gjithë miqtë e Ninit, ndërsa shkruan se të gjithë patën besim se ai do ta mposhte virusin.

?O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.
Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla.
Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më?, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nini ndërroi jetë në Itali, ku ishte dërguar për mjekim pas infektimit me Covid 19./CNA.al





Lajmet e fundit nga