web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamionçina i pret rrugën Toyotës/ Plagosen rëndë pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë

25 Nëntor 2020, 19:26, Kronika CNA

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se një kamionçinë i ka prerë rrugën një automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke dhe si pasojë janë plagosur pesë persona.

Mësohet se në automjet ka qenë një çift nga Fieri që po kthehej nga Greqia, së bashku me fëmijën e tyre rreth 9 vjeç, gjyshin dhe tezen e fëmijës.

Raportohet se të gjithë këta persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e potë të saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga