web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ Çfarë dimë, dhe çfarë nuk dimë!?

24 Nëntor 2020, 19:21, Lifestyle CNA

Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Kjo sëmundje është shkaktuar nga një koronavirus i ri njerëzor dhe gjithashtu është krahasuar gabimisht me gripin. Simptomat e tij janë shumë më të larmishme, ndonjëherë ato ndryshojnë nga pacienti në pacient, dhe mushkëritë nuk janë organet e vetme që preken. “[Sëmundja] merr pothuajse të gjithë trupin dhe efektet mund te jenë katastrofike,”

“Egërsia e tij është befasuese dhe te detyron përulësinë “.

Mjeket mendojne se shumë më tepër se pneumonia, Covid-19 është një inflamacion sistemik i enëve të gjakut. Shkakton mikro-shqetësime serioze në qarkullimin e gjakut që mund të dëmtojnë zemrën ose të shkaktojnë emboli pulmonare, apo edhe të bllokojnë enët e gjakut në tru ose sistemin gastrointestinal.

Eshte detyre e mjekeve  t’u shpjegojnë pacientëve se spektri i plotë i manifestimeve të mundshme klinike të kësaj sëmundje nuk dihet ende.





Lajmet e fundit nga