web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

23 Nëntor 2020, 21:24, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama, teksa po diskutonte për situatën politike, për zgjedhjet e 25 prillit dhe për pandeminë e koronavirusit.

Meta tha se e vetmja gjë që rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve është bojkotimi i tyre nga opozita, siç ndodhi edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kreu i Shtetit ngriti akuzat në Abc News se qeveria po tenton të provokojë opozitën që të bojkotojë zgjedhjet dhe paralajmëroi se fusha nuk do të mbetet bosh.

?E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha nuk do të mbetet bosh?, tha Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga