web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha thirrje krerëve të politikës/ Të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK

23 Nëntor 2020, 16:28, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Basha bën me dije se me Bahtirin kanë diskutuar për çështjen e udhëheqësve të Kosovës që janë thirrur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Ai deklaron se mbështet apelin që krerët e partive politike të bashkohen përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK.

?Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës?, shkruan kreu i opozitës në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga