web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

22 Nëntor 2020, 14:23, Sociale CNA

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në qarkun juglindor të vendit.

Reshjet e para kanë nisur mbrëmjen e djeshme duke zbardhur fshatin turistik të Dardhës. Në majën e Bigllës trashësia e dëborës arriti deri në 2 cm.

Pika turistike e Dardhës ka pritur sot dhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët kanë vërshuar drejt këtij destinacioni për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës urbane.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve, nga reshjet u përfshinë edhe zona të tjera të juglindjes si Voskopoja dhe Qafa e Qarrit, por fatmirësisht nuk raportohet për probleme për shkak të intensitetit të ulët të reshjeve.

Ndërkohë për sa u përket drejtuesve të mjeteve që do t’i drejtohen sidomos Dardhës, ARRSH u bën thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për t?u pajisur me goma dimërore.

?Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore në lartësinë mbi 1 100 m, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta. Në rrugën e Dardhës km 5 -13, u punua për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës?, tha Autoriteti Rrugor Shqiptar./CNA.al





Lajmet e fundit nga