web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihej nga të gjithë në rrugët e Tiranës/ Ndahet nga jeta "Ver Llapa"

19 Nëntor 2020, 09:05, Sociale CNA

Ndahet nga jeta një nga personazhet që jo pak njerëz e kanë hasur nëpër rrugët e Tiranës.

Të gjithë e njihnin si ?Ver Llapa? pasi me mimikën dhe gjuhën e tij ?të stërmadhe?. Bohemi që u shndërrua në mik por edhe përqeshës i shumë politikanëve, personazh i famshëm i qindra memeve pikante, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmin e jep Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.

?PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË?.Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje të gjithë këtij realiteti absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme?
Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht? Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd të bukur e të dëlirë naiv?
Ik VERI, prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, një sakrificë prej cigani e bohemi që aq shumë ta adhuroja? Pusho në Paqe o NJERI ?.. I mrekullueshëm i Zotit. R.I.P?, shkruan Çumani./CNA.al





Lajmet e fundit nga