web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U hodh nga kati i tretë i Infektivit/ Ndërron jetë 69-vjeçari

11 Nëntor 2020, 07:44, Kronika CNA

Ka ndërruar jetë 69-vjeçari, i cili u vetëhodh ditën e djeshme nga kati i 3-të i Infektivit.

Reshat Grendi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku 69-vjeçari u hodh nga kati i 3-të për t?i dhënë kështu fund jetës. Ai ishte i shtruar tek Infektivi, pasi ishte i prekur nga Covid-19 dhe ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Kujtojmë që dhe tre pacientë të tjerë i kanë dhënë fund jetës në këtë mënyrë në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Në datën 1 nëntor i dha fund jetës Preng Gjonaj 52 vjeç, në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës po në të njëjtën mënyrë. CNA.al/ 

 

 

 





Lajmet e fundit nga