web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqetësimi nga rastet ditore/ Ministri i Shëndetësisë së Kosovës paralajmëron masa të reja

8 Nëntor 2020, 18:58, Kosova & Bota CNA

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Pasi një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi dhe kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës, Hysen Sogojeva për të diskutuar masat e reja që mund të marrin autoritetet, ai ka bërë edhe një thirrje të fortë për qytetarët.

?Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, prandaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t?i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid-19?, shkruan Zemaj  në rrjetet sociale.

Më tej, Zemaj thekson se rekomandimet që mori gjatë takimit do t?i diskutojë edhe me kryeministrin Avdullah Hoti.

?Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t?i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.

Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdeshëm në respektimin e masave anti Covid?, nënvizon ministri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga