web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U konfirmua zyrtarisht si president i SHBA/ Reagon për herë të parë Joe Biden

7 Nëntor 2020, 17:16, Kosova & Bota CNA

Joe Biden ka reaguar për herë të parë pasi u konfirmua zyrtarisht si presidenti i 46-të i SHBA-së, me 20 votat elektorale që fitoi në Pensilvani, qytetin e lindjes.

Ai u drejtohet të gjithë amerikanëve, të cilët i falenderon dhe iu premton se do jetë President i të gjithëve, pavarësisht se kush e ka votuar dhe kush jo.

?Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh.

Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.

Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë?, shkruan ai ne Twitter./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga