web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haradinaj mbron Thaçin, Veselin dhe Selimin/ Janë të pafajshëm

6 Nëntor 2020, 19:30, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dje dorëheqjen për t?u paraqitur pranë Gjykatës Speciale, pas akuzave për krime lufte.

Bashkë me të në Hagë kanë shkuar edhe dy ish-eksponentë të tjerë të UÇK, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili mbështeti ish-presidentin, Veselin dhe Selimin.

?Ju siguroj që unë besoj në luftën e drejtë të UÇK-ës, pastërtinë e asaj lufte, besoj në drejtësinë e asaj lufte dhe në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi, të presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të kryetarit Jakup Krasniqi dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Edhe e kam për nder, që jemi brez, që kemi krijuar lirinë tonë?, u shpreh ai në Euronews Albania.

Më tej ai theksoi: ?E kam për nder t?i themi botës, jo vetëm shqiptare se jemi brez që kemi krijuar lirinë tonë. Vlera më sublime që krijon dikush sot është liria. Ne e kemi krijuar lirinë e jetës, të jetojmë të lirë, të cilën duket se shqiptarët e kanë më të çmueshmen, Kosova e ka, dhe i qëndrojmë besnikë kësaj?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga