web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një ditë më parë u gjobit për mosmbajtjen e maskës/ Kryemadhi nuk “vë mend”

5 Nëntor 2020, 09:34, Politikë CNA

Ditën e djeshme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u gjobit për mosmbajtjen e maskës.

Sot, kryemadhi është shfaqur në qytetin e Durrësit, ku është shprehur se procesi i rindërtimit është ende në 3D.

Kryemadhi shihet sërish pa maskë, edhe pse një ditë më parë ajo u gjobit nga Policia, së bashku me ish-deputeten Floida Kërpaçi. Kryetarja e LSI është duke biseduar me qytetarët e Durrësit, një pjesë e të cilëve janë pa shtëpi, për shkak se pallatet ku banonin janë shpallur të pajetueshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga