web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ju dëmtua shtëpia nga tërmeti/ Ankohet banori: Nuk më japin lekët ngaqë kam qenë në miting të PD

5 Nëntor 2020, 17:04, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Ishëm, pranë banorëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Në një bashkëbisedim me banorët, njëri prej tyre, Limon Fili, banesa e të cilit është e pabanueshme, është shprehur se shtëpia nuk i është rindërtuar pasi ai  ka qënë në një miting të PD.

?Shtëpia është duke  u shembur, nuk jetohet. Është e shkatërruar. Burri shkoi në komunë dhe nuk i dhanë, nuk na i jepnin. Kërkuam punë të komuna, i thanë burrit nuk ke votuar për PS. As 1 mijë lek nuk kemi marrë nga tërmeti. Këtu janë ndarë ndihmat te porta, unë duke i parë që shpërndahen dhe ne nuk merrnim.? thotë banori./CNA.al





Lajmet e fundit nga