web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohet axhenda, ja kur do të luhen ndeshjet e javës së dytë të Superligës

4 Nëntor 2020, 18:52, Sport CNA

Pas përfundimit të ndeshjeve të ndalesës së parë të kampionatit shqiptar ditën e sotme, janë zbardhur në faqen e FSHF-së edhe ndeshjet e ndalesës së dytë të Kategorisë Superiore.

Të gjitha takimet do të luhen ditën e diel dhe dy ndeshjet kryesore janë Tirana-Teuta dhe Kukësi-Partizani. Kampionët në fuqi të vendit dhe fituesit e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë përballen direkt mes tyre në orën 13:45. Tirana vjen pas fitores së pastër ndaj Kukësit 2-0, kurse Teuta kërkon 3 pikët e para në këtë sezon pasi sot u ndal nga Skënderbeu 1-1.

Një takim me interes është dhe ai mes Kukësit e Partizanit që luhet në orën 13:45. Tekniku i verilindorëve Skënder Gega përballet për herë të parë si kundërshtar në këtë sezon me të kuqtë. Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve me Tiranën dhe Kastriotin.

Po në orën 13:45 do të zhvillohen edhe sfidat Laçi-Kastrioti dhe Apolonia-Bylisi, ndërsa takimi Skënderbeu-Vllaznia është programuar për t?u zhvilluar në orën 16:45.

Kalendari i javës së dytë të Kategorisë Superiore, sezoni 2020-2021

Tirana-Teuta (13:45)
Laçi-Kastrioti (13:45)
Apolonia-Bylis (13:45)
Kukësi-Partizani (13:45)
Skënderbeu-Vllaznia (16:45)

 





Lajmet e fundit nga