web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patozi tregon qarkun ku pritet të kandidojë/ Mesazh politikanëve: Mirëpresim ata që duan ndryshimin

4 Nëntor 2020, 08:27, Politikë CNA

Koordinatori i bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është pyetur nëse do të marrë ndonjë demokrat të pakënaqur nga listat e PD-së, apo ndonjë deputet nga LSI dhe PS.

Patozi tha se projekti i tij politik nuk varet nga humori apo nga sentimentet e të tjerëve, ndërsa theksoi se i intereson që të bashkohet me njerëzit që kërkojnë ndryshimin dhe e provojnë me gjeste dhe me akte këtë gjë.

?Ne sigurisht që kur kemi shpallur projektin politik nuk kemi pasur parasysh çfarë bëjnë të tjerët. Ne kemi pasur parasysh çfarë bëjmë ne. Çfarë ofrojmë ne dhe çfarë bëjmë ne ndryshe. Ky sigurisht është një projekt i cili nuk varet as nga humori, as nga sentimentet e të tjerëve, qofshin këto ish-demokratë, apo ish-socilaistë.

Ajo që na intereson ne është të bashkohen njerëzit që kërkojnë ndryshimin dhe e provojnë me gjeste dhe me akte që janë në këtë linjë. Dhe ne nuk kemi asnjë arsye që t?i paragjykojmë. Në këtë parti janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët e lirë që duan ndryshimin?, u shpreh për gazetën ?Fjala?.

Patozi deklaroi se në partinë e tij janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët që duan të bëjnë ndryshimin, por nuk preferoi të flasë me emra të përveçëm.

Ndërkohë, për kandidaturën e tij për deputet, koordinatori tha se mendon që do të jetë në qarkun e Tiranës, por nënvizoi se këtë do ta diskutojë me anëtarët e partisë ku bën pjeësë.

?Që kur jemi krijuar ne kemi shpallur si kauzë tonën rrëzimin e kryetarokracisë. Nuk më lejohet që unë të vendos pa u konsultuar me të tjerët dhe ne duam që kryetarët e partisë në Shqipëri të mos jenë sulltanë, sidomos ai ?sulltani? që fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër që bëhet i padurueshëm.

Unë nuk ia lejoj vetes që të përcaktoj diçka pa e diskutuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e partisë Bindja Demokratike. E sigurta është që unë do kandidoj dhe më e natyrshme është që unë do kandidoj në Tiranë për shumë arsye, edhe për vendlindjen time dhe për karrierën politike që kam pasur, por kjo është diçka që do ta vendosin organet dhe strukturat e posaçme?, theksoi Patozi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga