web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllen ndeshjet e Kategorisë së Parë/ Fiton Dinamo e ngec Flamurtari, ja të gjitha rezultatet

4 Nëntor 2020, 15:39, Sport CNA

Mbyllen edhe ndeshjet e Kategorise se Pare. Ekipet kanë luajtur përballjet e tyre të para për këtë sezon, ku nuk kanë munguar golat e shënuar. Plot 7 të tillë i ka rezervuar vetëm ndeshja midis Burrelit dhe Veleçikut, që përfundoi me shifrat 5-2.

Ndërkohë me këmbë të mbarë e ka nisur kampionatin edhe klubi i Dinamos, që ka mposhtur Erzenin në transfertë me rezultatin 0-2. Megjithatë dinamovitët i pret përpara një rrugë e gjatë për të përmbushur objektivin që i kanë vënë vetes për në fund të sezonit, të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.

Sa i përket grupit B, investimet te Egnatia kanë dhënë frytet e veta, teksa skuadra e drejtuar nga Magani fitoi 0-3 përballë Elbasanit. Suksesin e gjeti edhe Lushnja, ndërsa Flamurtari ka ngecur në takimin e parë në Kategorinë e Parë, duke u ndarë në një barazim pa gola me Turbinën.

Kategoria e Parë, Grupi A

Besëlidhja-Vora 3-1 Gega 2?, 18?, Hoxha 65?/ Beshiraj 90?

Burreli-Veleçiku 5-2 Vecaj 2?, Dodaj 7?, Rraboshta 43?, Rexhepi 57?, Stana 76?/ Ujkaj 67?, 90?+2? (p)

Korabi-Oriku 1-0 Skuka 88?

Erzeni-Dinamo 0-2 Silva 50?, Pontrelli 85?

Kategoria e Parë, Grupi B

Elbasani-Egnatia 0-3 Brahimaj 44?, Magani 82?, Krasniqi 87?

Lushnja-Besa 2-1 Hysa 41? (p), Gjyla 75?/ Kuka 33?

Flamurtari-Turbina 0-0





Lajmet e fundit nga